Telegrafi

Quaresma i bashkohet Al Ahlit

Pasi bëri xhiro nëpër klube si Sporting Lisbon, Barcelona, Porto, Inter e Chelsea, portugezi tash ka ndaluar në Dubai, pasi u largua edhe nga skuadra turke Besiktas.

“Në një marrëveshje të madhe për botën arabe, klubi i futbollit Al Ahli ka arritur marrëveshje me anësorin portugez Ricardo Quaresma për një sezon e gjysmë”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Quaresma, i cili është lirua nga Besiktasi para Krishtlindjeve, ka luajtur 35 herë për përfaqësuesen e Portugalisë, por kurrë nuk i ka plotësuar pritjet që kur u transferua nga Sportingu te Barcelona në vitin 2003. /Telegrafi/