Telegrafi

Quaresma: Do lë gjakun në fushë

“Unë do të lë gjakun tim në fushë, sepse unë dua të bëhem kampion te Besiktasi. Unë dua t’u falënderoj të gjithë juve, ndërsa në fushë, dua t’u ndihmoj të fitoni tituj. Kjo është ajo që dua më së shumti tani”, theksoi Quaresma para mijëra tifozëve të mbledhur në BJK Inonu Stadium.

Ish-mesfushori i Interit u largua nga skuadra Nerazzure në drejtim të Besiktasit për 7.3 milionë euro, ndërsa do të tentojë të tregojë veten në Turqi, pas dështimeve te Barcelona, Chelsea dhe Interi. /Telegrafi/