Site icon Telegrafi

Quantix ndihmon të verbrit në projektin për zhvillimin e softuerit për kthimin e tekstit në zë për gjuhën shqipe

Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi mes Shoqata e të Verbërve të Kosovës (ShVK) dhe Quantix.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, Quantix u zotua që të ndihmojë shoqatën në realizimin e projektit “Zhvillimi i softuerit për kthimin e tekstit në zë (lexim i rrjedhshëm) për gjuhën shqipe me Inteligjencë Artificiale”.

“Ky sistem do të ndihmojë të gjithë personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar që të përdorin paisje të ndryshme elektronike në gjuhën e tyre amtare (shqipe) dhe të informohen në kohë me zhvillimet në vend përmes leximit zanor të artikujve në ueb. Ky bashkëpunim ka rëndësi të veçantë për Quantix, pasi që bashkon shumë vlera, njohuritë tona specifike dhe të veçanta në fushat si Inteligjenca Artificiale dhe synimin tonë të përhershëm që të aplikojmë këto njohuri dhe teknologji në përmirësimin e kualitetit të jetës së të tjerëve”, thuhet në njoftimin e bërë nga Quantix. /Telegrafi/

Exit mobile version