Qualcomm ka marrë skenën e CES 2017 për të prezentuar një produkt të ri dhe shumë të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të telefonave ‘smart’. Duke ardhur si pasues i Snapdragon 820, Qualcomm ka njoftuar procesorin e ri Snapdragon 835.
Snapdragon 835 është i dizajnuar për të punuar me pajisjet e realitetit virtual si dhe mundësinë e procesimit të sistemeve kompjuterike mobile të mbështetura nga Windows 10.
Procesori i ri nga Qualcomm do të sjell rritje të performancës grafike për 25 për qind dhe do të mbështesë xhirimin e videove 4K në 30fps apo 60fps. 835 poashtu do të mbështesë platformën e realitetit virtual nga Google, Daydream.
Procesimi i imazheve poashtu do të përmirësohet në Snapdragon 835, duke mundësuar prodhuesve të telefonave të ndërtojnë pajisje me kamera prej 32GMP ose kamera duale me nga 16MP.