Telegrafi

Qualcomm prezanton procesorët e rinj që mund të vijnë në Nexus ose Note 7

Qualcomm ka prezantuar procesorët e ri për pajisjet mobile, Qualcomm Snapdragon 821.

Sipas GeekyGadgets, procesori i ri është i bazuar në Snapdragon 820 dhe do të jetë 10 për qind më i shpejtë se Snapdragon 820.

Megjithatë, Snapdragon 821 nuk është i dizajnuar të zëvendsojë Snapdragon 820.

Nga deklarata e bërë nga Qualcomm bëhet e ditur se procesori i ri është i dizajnuar të përdoret në pajisjet më të reja mobile.

Snapdragon 821 do të ketë kapacitet maksimal prej 2.4 GHz ndërkohë që paraardhësi i tij ka kapacitet prej 2.15 GHz.

Procesori i ri nga Qualcomm mund të jetë pjesë e pajisjeve smart të Google dhe Samsung, specifikisht pajisjen Nexus të ri ose Galaxy Note 7.