Qualcomm ka njoftuar lansimin e modelit të tyre të parë me shpejtësi të internetit 5G, të quajtur Snapdragon X50 që mund të shkarkoj në shpejtësi prej 5 gigabit në sekond.
Modemi 5G pritet të hyjë në treg në vitin 2018 ndërsa prodhimi i pajisjes do të filloj që nga viti i ardhshëm.
“Qualcomm Technologies ka lajmëruar lansimin e Snapdragon X50 që nënkupton se kompania do të jetë e para që lanson një modem komercial 5G.” – thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.
Qualcomm deri tani më së shumti është e njohur për procesorët e telefonave të ndryshëm dhe në këtë segment kompania ka arritur të ketë avantazh konkurrues për shkak të cilësisë dhe shpejtësisë së procesorëve të saj.