Telegrafi

Qualcomm prezanton çipat e rinj, Snapdragon 810 dhe 808

Modelet e reja të çipave janë pjesë e linjës Snapdragon, dhe janë të koduar me shifrat 810 dhe 808, ndërsa në mesin e përmirësimeve që do të sjellin tek telefonat e mençur do të jenë edhe performanca e përmirësuar e procesorëve, renderimin në 3D si dhe lidhjen për internetin e shpejtë mobil – gjeneratën LTE.

Të dy modelet e çipave kanë procesorët 64-bit dhe përdorin ARM Cortex A5x CPU core, në vend të Qualcomm Kraits. Ato janë të mbështetura në arkitekturën e njohur si big.LITTLE, e cila është e ngjashme me atë të çipave të Samsung, Exynos quad dhe hexa-core.

Duhet thënë se këta nuk janë çipat e parë të Qualcomm me 64-bit, pasi që në linjën e Snapdragon ishin edhe modelet 410, si dhe 610 dhe 615.

Snapdragon 810 zëvendëson linjën e çipave të serisë 805, si versioni më i avancuar i kësaj linje.

Me gjithë performancën e përmirësuar, modelet e reja të çipave të Qualcomm nuk pritet të shpenzojnë më shumë se 20 për qind energji të telefonave të rinj që do të bazohen në këto modele. / Telegrafi /