Është supozuar që Qualcomm mund të nxjerrë në shitje çipin Snapdragon 8 Gen 1+ gjatë muajit maj, por tani theksohet se kjo nuk do të ndodhë.
Sipas Digital Chat Station, i cili është kryesisht i saktë kur bëhet fjalë për thashethemet e këtij lloji, platforma Snapdragon 8 Gen 1+ ka shumë të ngjarë të shihet gjatë gjysmës së dytë të vitit.
Arsyeja është situata aktuale me pandeminë e coronavirusit në Kinë.
Ai gjithashtu thekson se Lenovo dhe Qualcomm kanë një bashkëpunim të mirë, gjë që tregon se telefoni i parë me chipset të ri mund të jetë Motorola Edge 30 Ultra. Dihet se Edge 30 Pro ishte telefoni i parë që përdori çipin Snapdragon 8 Gen 1.
Emri Snapdragon 8 Gen 1+ është ende një sugjerim, dhe çipi pritet të ketë një GPU të përmirësuar, ndërsa CPU do të mbetet i njëjtë me modelin aktual.
Do të ketë një bërthamë të fuqishme Cortex-X2, tre Cortex-A710 për performancën dhe katër bërthama efikase Cortex-A510. /Telegrafi/