Telegrafi

Qualcomm gjithnjë e më mirë

Për rritjen meritat më të mëdha i ka linja e procesorëve mobil Snapdragon e cila përdoret në një numër të madh të pajisjeve me Android dhe në të gjitha pajisjet Windows Phone. Gjithashtu, rol të madh pati edhe iPhone 4S në të cilin përdoret çipseti i Qualcomm. Dërgesat totale të çipave gjatë çerekut të kaluar ishin rritur për 32% në vlerën rekorde prej 156 milion njësi, publikuan nga kompania.

Gjatë këtij çereku kompania pret rezultate edhe më të mira, e me optimizmin është duke e shikuar tërë vitin 2012. Të hyrat në nivel të vitit pritet të rriten në gati 20 miliard dollarë. /Telegrafi/