Site icon Telegrafi

Qualcomm e ka lansuar procesorin e ri Snapdragon 855 Plus, që i fuqizon shumë video-lojërat

Procesori i ri Snapdragon 855 Plus, është një prej pajisjeve kryesore që Qualcomm i ka zhvilluar kohëve të fundit.

Ky procesor, vjen si përditësim i mesit të jetë së Snapgragon 855, që ishte mjaft i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Rritja e perfomancës nuk është aq e madhe, mirëpo mjafton që t’i kënaq ata që luajnë video-lojëra, pasi do jenë shumë më të fuqizuara.

Gjithë kjo është mundësuar, pasi është vendosur një core i ri, Kryo 485 CPU Prime, që punon me 2.96GHz, afro katër për qind më shumë se ai i versionit të kaluar.

Në procesor është vënë edhe Adreno 640 GPU, që është për 15 për qind më i shpejtë se versioni aktual. Me anë të këtij procesori, do të mundësohet përdorimi më i mirë i rrjetit 5G, si dhe ruajtja e baterisë.

Shumë shfrytëzues, as që do t’i vërejnë këto ndryshime, mirëpo këto mund t’ju konvenojnë lojëtarëve të video-lojërave, që janë të etur për procesor gjithnjë e më të shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version