Telegrafi

Quagliarrealla kompleton transferimin në Napoli

Mediat italiane që në javën e kaluar bënë të ditur se Napoli dhe Udinese kanë arritur marrëveshje për transferim të sulmuesit. Sot pasdite ky transferim është pohuar edhe nga vetë klubi i Napolit.

Transferimi do t’i kushtojë Napolit 16 milionë euro, si dhe humbjen e gjysmës së kartonit të Maurizio Domizzi, që ishte në gjysmë-pronë të të dyja klubeve.

“Më vjen mirë për këtë, pasi kjo është ajo për të cilën shpresova. Për mua kjo është një realizim i ëndrrës”, ka thënë Quagluarrella.