Telegrafi

Quagliarella vazhdon të shënojë, 100 golat e tij me fanellën e Sampdorias

(Foto: Instagram/fabioquagliarella27_official)

Fabio Quagliarella festoi golin e 100-të me fanellën e Sampdorias duke realizuar një gol spektakolar me thembër kundër skuadrës së Alessandrias.

38-vjeçari e gjeti rrjetën në raundin e parë të takimit të Kupës së Italisë që u zhvillua në Stadio Luigi Ferraris në Genoa.

Gjatë atij takimi, ai shënoi një tjetër gol të bukur, mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje.

(Foto: Instagram/fabioquagliarella27_official)

Quagliarella është pjesë e Sampdorias nga viti 2016, ndërsa ka luajtur për këtë skuadër edhe në sezonin 2006/2007.

Sulmuesi italian ka zhvilluar 234 ndeshje zyrtare me këtë skuadër dhe ka shënuar 100 gola, të cilët jua sjellim në videon e mëposhtme. /Telegrafi/