Telegrafi

Quagliarella: Është ëndërr të luaj për Napolin

Italiani iu bashkua Napolit nga Udinese gjatë kësaj vere dhe shpejt e stabilizoi veten si hero i ri i ekipit.

“Ajo që ndodh me mua për momentin është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur. Nuk e di si ta përshkruaj këtë moment, por është si një ëndërr e cila po realizohet”, ka thënë Quagliarella.

Sulmuesi po ashtu beson se mikpritja e ngrohtë që ai merr gjatë ndeshje, ia lehtëson atij lojën.