Fabio Quagliarella e ka barazuar rekordin e të gjitha kohërave nga Gabriel Batistuta, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A.
Sulmuesi italian ka bërë një arritje të jashtëzakonshme në prag të përfundimit të karrierës duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.
Quagliarella këtë arritje e bëri vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij të 36-të, e cila ishte gjatë të enjtes.
36-vjeçari kompletoi arritjen e rekordin në takimin e mbrëmjes së shtunë ndaj Udineses në Marassi, duke shënuar me ftohtësi një penallti.
Fabio Quagliarella has scored in 11 straight appearances, equalling the Serie A record 🇮🇹🔥 pic.twitter.com/JIGCAeso4p
— B/R Football (@brfootball) January 26, 2019
Batistuta gjeti rrjetën në secilin nga 11 ndeshjet e para të sezonit 1994-95 për Fiorentinën, duke bërë që ky rekord të mbetet për plot 25 vite.
Megjithatë, Quagliarella ka shënuar në 11 paraqitjet e tij të fundit të Serie A, sepse gjatë fillimit të kampionatit kaloi një ndeshje në stol.
Fabio Quagliarella just equalled a 25-year-old Serie A record by scoring in 11 games in a row!
1⃣1⃣ pic.twitter.com/FVxWmO4Emy— Eurosport (@eurosport) January 26, 2019
Veterani italian ishte në stol në humbjen 4-1 ndaj Romës më 11 nëntor.
Megjithatë, ai ka shënuar 16 gola gjatë deri më tani këtë sezon dhe është në krye të listës së golashënuesve në Serie A. /Telegrafi/
King Fabio #Quagliarella
Eguagliato il record di Batistuta ,11 di fila ⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️#SampUdinese pic.twitter.com/fniFYFdFej
— Strummer (@Strumme05551372) January 26, 2019