Pas dy fitoreve në Serie A, Napoli ka pësuar edhe humbjen e parë për sezonin 2018/19.
Sampdoria fitoi me rezultat 3-0 ndaj skuadrës napolitane, por kjo ndeshje vazhdon të komentohet për shkak të golit nga Fabio Quagliarella.
35-vjeçari shënoi në minutën e 75-të një gol me thembër duke befasuar të gjithë.
⚽️⚽️⚽️ This man is a living legend. #Quagliarella with a touch of magic sends the Gradinata Sud into delirium! #SampNapoli 3-0 pic.twitter.com/kBXD3rzQ6d
— Sampdoria English (@sampdoria_en) September 2, 2018
Shumica e tifozëve të pranishëm në stadiumin Luigi Ferraris nuk iu besonin syve pasi gola të tillë rrallë herë shikohen në futboll.
Edhe pse goli ishte fantastik, sulmuesi italian nuk festoi në shenjë respekti për ish-skuadrën e tij.
Vlen të theksohet se dy golat tjerë në këtë takim u shënuan nga Gregoire Defrel.
Pas kësaj humbje Napoli renditet në vendin e pestë me gjashtë pikë, kurse Sampdoria me një ndeshje më pak në pozitën e 12-të me tri pikë. /Telegrafi/