Site icon Telegrafi

“Qu prej gjumit ministër”, PSD me aksion para Ministrisë së Shëndetësisë

Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka mbajtur një aksion para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar nga ministri Rifat Latifi, që të “zgjohet nga gjumi”.

Ata përmes disa altoparlantëve me zhurmë kumbuese të një alarmi, ia kanë bërë me dije ministrit të Shëndetësisë që të merret me punët e tij në shëndetësi, dhe jo të “flej”.

Aktivistët e PSD-së, gjithashtu kanë vendos dhe një pankartë të madhe në dyert e ministrisë me mbishkrimin “Qu prej gjumit ministër”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version