Site icon Telegrafi

QSP: Verifikoni votën tuaj, afati po kalon

Qendra për Studim të Politikave (CPR – Center for Policy Research) fton qytetatët të cilët duhet ta verifikojnë të drejtën e tyre të votës që menjëherë të paraqiten në zyrat e KSHZ ose të aplikojnë nëpërmjet të aplikacionit në ueb faqen e KSHZ deri më 19 gusht 2016.

”38.881 qytetar duhet që ta rregullojnë të drejtën e tyre të votes, por interesimi i tyre është shumë i ulët, prandaj ftojmë partitë politike që të zbresin në terren dhe t’i informojnë qytetarët drejtpërdrejt ndërsa mediat që ta intensifikojnë fushatën e tyre për t’i informuar dhe nxitur këta qytetar që të regjistrohen.”

Gjithashtu ftojmë KSHZ-në që të shtojë përpjekjet e veta në terren, në media, por edhe me institucionet tjera që ta verifikon të drejtën e votës së këtyre qytetarëve.

Mënyra më e lehtë për ta verifikuar të drejtën e votës është nëpërmjet të faqës së internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Në rast se këta qytetar nuk regjistrohen, ata nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.” thonë nga Qendra për Studim të Politikave./Telegrafi/

Exit mobile version