Site icon Telegrafi

QShP: Janë shpallur oraret për testimin e jashtëm prej 7 deri më 11 qershor

Qendra shtetërore e provimeve ka bërë të ditur se mbrëmë janë shpallur oraret për testimin e jashtëm të nxënësve sipas ditëve. Tre ditë para testimit nxënësit do të mund ti shohin lëndët në të cilët do të testohen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Testimi i jashtëm i arritjeve të nxënësve në sesionin e qershorit do të realizohet brenda katër ditëve, më 7,8,10 dhe 11 qershor të vitit 2016.

QShP, ka njoftuar se gjatë këtij sesioni do të përfshihen 178.648 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët do të testohen në 1972 lëndë.

Rezultatet do të shpallen në 13 qershor për nxënësit e klasave të nënta, ndërsa më 17 qershor për nxënësit tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version