Telegrafi

QRMK: Gjendja është stabile por mund të ketë probleme nga temperaturat e ulëta

Gjendja në Maqedoni me motin e ligë e shkaktuar nga bora është stabile, me disa rreziqe të shkaktuara nga temperaturat e ulëta të cilat mund të shkaktojnë probleme me furnizimin me energji elektrike dhe në trafik. Këto janë përfundimet e seancës së sotme të Qendrës rajonale për menaxhim me kriza (QRMK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga koha e ftohtë mund të ketë disa rreziqe para se gjithash në aspektin e shëndetit, pastaj në furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe me lëvizjen e njrëzve dhe në trafik”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Aleksandër Gjorgjiev.

Nga KDK thonë se komunikacioni ajror dhe hekurudhor zhvillohet rregullisht, përveç në disa hekurudha nga Velesi drejt Koçanit, ku prej mbrëmë nga ora 21 ka mbetje të borës./Telegrafi/