Telegrafi

Qorrolli: Haradinaj dhe AAK humbës në këtë koalicion elefantësh (Video)

Opinionisti, Vigan Qorrolli, tha se Ramush Haradinaj dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është partia më e humbur në këtë koalicion elefantësh dhe në këtë koalicion gjeneralësh, por jo ushtarësh politikë të cilët nuk kanë me mujt me arrit me konsolidu qeverisjen duke qenë se secili është shef në veti.

Qorolli tha se këtë ia vërteton fakti që nuk ka subordinim nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet PAN-it dhe AKR-së dhe ajo klauzola e cila nuk do t’i përgjigjen ministrat e AKR-së, Haradinajt. /RTV21/