Site icon Telegrafi

Qoftet ‘përplasin’ Suedinë me Turqinë (Foto)

Qoftet suedeze, pjata kryesore në Suedi, është zbuluar se e ka origjinën prej një shteti tjetër – Turqisë.

Në një shkrim në Sweden.de, është thënë se “qoftet suedeze janë të krijuara nga një recetë, të cilën Mbreti Charles XII, e ka marrë në Turqi gjatë shekullit të XVIII-të. Të bazohemi në fakte”.

Lajmi ka ngjallur shumë spekulime, si dhe frikë se nëse edhe përgatitje tjera ushqimore janë turke, si dhe për atë se çfarë nënkupton kjo për zinxhirin e lokaleve suedeze, që i shesin si specialitet vendas.

Qoftet, suedeze apo turke

Shumë media turke, lajmin e konsideruan si ‘konfesion” dhe potencuan se ky nuk është i vetmi ushqim, të cilin mbreti e huazoi prej Turqisë.

Anadoly Agency ka reaguar duke thënë se pos qofteve, mbreti ka marrë edhe fara të kafesë, si dhe specialitetin që ne e njohim si sarma.

Mbreti Charles sundoi prej 1967 deri më 1718, ndërsa besohet se jetoi në Bender afër Moldavisë, pjesë e Mbretërisë Otomane, pas humbjes nga Rusia.

Suedezët nuk po mund të besojnë dhe ende i mbajnë qoftet si specialitet vendas, duke vazhduar t’i shërbejnë me krenari.

Në anën tjetër, turqit kanë shfrytëzuar rrjetet sociale, për tu tallur me këto fiksime, teksa e merrnin si shembull edhe prodhuesin suedez Ikea.

“Kur u hap Ikea në Turqi më 2005, e pranuam me shumë dëshirë. Ishte si dhuratë, për qoftet që iu kemi dhënë dikur” është një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version