Telegrafi

Qofte të pjekura me perime dhe kaçkavall

Qoftet me perime dhe kaçkavall do t’ju kënaqin, sepse janë krejtësisht të ndryshme dhe shumë më të shijshme se ato klasike

Përbërësit:

▪ 700 g mish të grirë
▪ 1 vezë
▪ 3 lugë thërrime buke
▪ 1,5 lugë çaji kripë
▪ 1 lugë çaji piper
▪ 1 lugë çaji piper i kuq pluhur
▪ gjysmë luge çaji sodë buke ose pluhur pjekjeje

Për mbushjen e perimeve:

▪ 1 qepë e madhe
▪ 2 speca jeshil
▪ 1 piper i kuq
▪ 10 kërpudha
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ 1 lugë gjelle miell
▪ 200 ml qumësht
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 2 lugë çaji piper
▪ vaj

Përgatitja:

Për këto qofte, fillimisht përzieni mishin e grirë me të gjithë përbërësit për 10 minuta. Ndani në 7 ose 10 pjesë. Shtypni një gotë me fund të lyer me vaj në qendër të çdo qofte për të krijuar një zgavër për mbushjen. Nuk duhet të jetë shumë e thellë.

I piqni për 25-30 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë. Ndërkohë në një tigan skuqni në vaj qepën dhe piperin, shtoni kërpudhat dhe hudhrat dhe i përzieni.

Shtoni miellin, gatuajeni derisa të aromatizohet, shtoni qumështin dhe hidhni erëza dhe përzieni shpejt. Gatuani për 2-3 minuta derisa të trashet. Masën e perimeve e ndani sipër qofteve, i spërkatni me kaçkavall, i vendosni sërish në furrë dhe i nxirrni kur të marrin ngjyrë të artë.

Ju gjithashtu mund të dëshironi të bëni qofte me mish të grirë në salcë kërpudhash.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.