Telegrafi

Qofte me salcë në furrë

Guxoni të përzieni një recetë tradicionale si pasha qoftet me diçka praktike duke realizuar një recetë që kërkon pak minuta.

Përbërësit:

▪ 12 qofte (pasha qofte)
▪ 400 ml salcë domatesh
▪ 2 thelpinj hudhër
▪ vaj ulliri
▪ 1 lugë çaji sheqer kaf
▪ 100 ml ujë
▪ kripë
▪ rigon

Përgatitja:

Në një tavë të thellë shtoni vaj ulliri dhe salcë domatesh.

Më pas hidhni 2 hudhra të grira, sheqer për të hequr aciditetin e salcës, kripë dhe rigon.

Shtoni ujin dhe më pas pasha qoftet.

Vendosini të piqen për 25 minuta në 200 gradë.