Site icon Telegrafi

Qofte me perime: Një pjatë e shijshme që do të pasurojë tryezën tuaj të iftarit

Do t’ju kënaqë të gjitha shqisat!

Përbërësit:

▪ 500 g karota
▪ 4 lugë gjalpë
▪ 1 gotë ujë
▪ kripë, piper
▪ 450 g bizele
▪ 1 lugë miell
▪ 1 lugë majdanoz i grirë

Qoftet:

▪ 400 g mish të grirë
▪ 1 fetë bukë
▪ 2 vezë
▪ 1 qepë e kuqe
▪ kripë, piper
▪ pak spec të kuq
▪ 4 lugë djathë parmigiano

Përgatitja:

1. Qëroni qepën, lani, grijeni në rrathë dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. Aty shtoni karotat e lara dhe të prera në rrathë. Hidhni herë pas here pak ujë. Kur karotat të jenë zbutur, shtoni kripë dhe piper dhe ziejini për dhjetë minuta të tjera.

2. Ndërkohë përpunoni në avull bizelet në ujë me kripë, më pas shtoni bizelet te karotat. Shtoni miellin në të dhe ziejini pak. Në fund spërkateni me majdanoz të grirë.

3. Mishit të grirë i shtojmë bukën e shkrirë, vezët, qepën e grirë, kripë, piper dhe specin e kuq. E përziejmë mirë masën dhe formojmë qofte. Skuqini çdo qofte deri në kafe të artë. Shërbejini perimet me qofte të spërkatura me djathë parmigiano.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version