Përbërësit:
▪ Kungulleshë
▪ Miell
▪ Vezë
▪ Djathë
▪ Kripë
▪ Piper
▪ Vaj ulliri
Përgatitja:
Grijmë hollë kungulleshat (2-3 copë). Masës i hedhim kripë dhe e përziejmë për 10 minuta.
Hedhim pak ujë sa të mund të përftojmë një masë në trajtë brumi, pak piper, 4 kokrra vezë dhe i përziejmë të gjitha bashkë.
Hedhim 2-3 lugë miell dhe 4-5 lugë djathë të grirë deleje.
E përziejmë masën e përftuar. Formojmë qoftet dhe i skuqim me vaj ulliri.