Site icon Telegrafi

Qofte me bizele

Përbërësit:

Për brumin e qofteve
* 500 gr mish i grirë
* 1 vezë
* 3 thelpinj hudhre të grirë
* pak nenexhik
* pak piper
* pak kripë
* 1/2 lugë gjelle miell
* 1/2 lugë gjelle vaj ulliri

Për salcën
* 1 qepë e vogël
* 1 degë selinoje
* 5 gjethe borziloku
* 5-6 lugë vaj ulliri
* 6 thelpinj hudhre
* pak kripë
* pak piper
* 300 ml salcë domate
* 350 gr bizele të ziera

Përgatitja:

Fillojmë të përgatisim qoftet. Përziejmë te gjithë përbërësit mirë në një enë qelqi. Pastaj i shtojmë pak miell sa të mbledhim brumin e pak vaj ulliri. Pasi e mblodhëm mirë, e ndajmë brumin në pjesë të vogla si lajthi. I vendosim qoftet e vogla në një tavë e ndërkohë përgatisim salcën.

Në një tigan me kapak hedhim vaj ulliri dhe qepën e grirë hollë. I kavardisim mirë e më pas shtojmë selinon e grirë me grirësin elektrik dhe hudhrën e grirë. I trazojmë mirë e më pas shtojmë salcën e domates. I mbulojmë me kapak dhe e lemë disa minuta të ziejë. Më pas i shtojmë 150 ml ujë të ngrohtë dhe sa të fillojë të marrë valë shtojmë qoftet dhe bizelet.

Të gjitha bashkë i lemë te ziejnë ngadalë përreth 30 minuta duke e mbuluar tiganin me kapak.
Shërbejmë qoftet me bizele të ngrohta duke i shoqëruar me feta buke. /Telegrafi/

 

Exit mobile version