Qoftet në “burg” tingëllojnë të pazakonshme dhe të komplikuara, mirëpo në të vërtetë nuk është ashtu.
Ju nevojitet të keni patate të prera në rrathë, pastaj me to mbuloni fundin e enës rezistuese ndaj zjarrit.
Mishin e bluar përzieni me qepë të grirë imët, spec të bluar, kripë dhe piper (mirëpo sipas shijes personale, mund të shtoni cilat do erëza të doni), pastaj formoni qoftet, transmeton Telegrafi.
Ato radhisni në patate dhe midis tyre radhisni rrathët e patateve ashtu që secila qofte të jetë e mbyllur – sikur në “burg”.
Pastaj qitni sipër qofteve salcë beshameli, radhisni kaçkavallin dhe piqni në furrë 15 minuta në 200 gradë celsius.
Shkoni veprimet të cilat do t’ju ndihmojnë që më lehtë ta gatuani këtë ushqim të shijshëm:
/Telegrafi/