Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, sipas vendimit të PZAP-it.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas KQZ, së total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903, ndërkaq kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82%.
Rinumërimi i këtyre vendvotimeve ka filluar javën e kaluar, ndërkaq i tërë ky proces pritet të përfundojë të hënën e ardhshme.
Ndërkaq tashmë kanë kaluar më shumë se një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve më 6 tetor në Kosovë. /Telegrafi/