Site icon Telegrafi

QMK: Vazhdojnë vatrat aktive të zjarreve

Gjatë së shtunës janë shuar 28 vatra zjarri

Pesë vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në territorin e vendit, nga gjithsej 33 sa ishin regjistruar gjatë ditës së djeshme – njoftojnë nga Qendra për menaxhim me kriza.

Sipas kësaj qendre vatra zjarri shënohen në rajonin e Makedonski Brodit dhe Shtipit, në Komunën e Dellçevës por edhe në rajonin e Vrapçishtit.

28 vatrat e zjarrit që u shënuan gjatë së shtunës tashmë janë shuar thonë nga Qendra për menaxhim me Kriza.

Për të shuar zjarrin në rajonin e Shtipit, MPB-ja njofton se është kërkuar ndihmë nga njësitë ajrore të policisë, ku në vendngjarje është dërguar helikopteri Bel – 212, që siç njoftohet, ka hedhur 22 ton ujë.

Ndërkohë nga MPB-ja njoftojnë se njësitë e tyre ajrore bashkë me pjesëtarë të njësive speciale “Tigrat” gjatë ditës së djeshme kanë ndërmarrë një aksion në Malet e Osogovës duke shpëtuar dhe evakuar një person, i cili kishte qenë i lënduar gjatë shëtitjes nëpër male. I njëjti, sipas policisë, është dërguar në Klinikën e Shkupit.

Exit mobile version