Site icon Telegrafi

QMK Tetovë: Një alpinist 60 vjeçar nga ndërruar jetë përgjatë ecjes në malin Korab

Sot, Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Tetovë njoftoi se mëngjesin e sotëm nga Stacioni Policor i Strezimirit janë njoftuar se një pjesëtar 60 vjeçar i një grupi prej 18 alpinistësh ka pësuar atak kardiak teksa ishin duke ecur përgjatë një shtegu malor në pjesët më të larta të Korabit, më saktë vendi i ngjarjes është në një lokacion një kilometër mbi Strezimir.

Rasti është denoncuar nga një alpinist i cili ka ardhur në Komisariatin e Strezimirit, pasi në atë zonë nuk ka pasur mbulim të rrjetit celular.

Një operacion shpëtimi është nisur, por fatkeqësisht pas ekzaminimit nga ekipi mjekësor, u konstatua se alpinisti i cili kishte pësuar infarkt ishte tashmë i vdekur.

Në mënyrë të veçantë, Komisariati i Strezimirit ka dërguar një automjet me dy policë në vendin ku rruga ishte e kalueshme për një automjet.

Më pas policët dhe grupi i alpinistëve vazhduan në këmbë për të takuar alpinistët, të cilët po e bartnin njeriun që kishte pësuar një atak në zemër, për ta ndihmuar në uljen e tij deri te automjeti i terrenit për të takuar automjetin e ambulancës, ku edhe u konfirmua vdekja e 60 vjeçarit.

Exit mobile version