Site icon Telegrafi

QMK: Tetë zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

Foto: Ilustrim

Gjatë ditës deri në orën 19:00 në ambiente të hapura janë gjithsej 26 vatra zjarri, prej të cilave 8 janë aktive dhe 18 janë shuar.

Zjarret aktive janë:

Komuna e Prilepit: Fshati Peshtani – Fshati Kokre – Fshati Kalen – Fshati Dunje – Fshati Bonçe – Fshati Krushevice – Fshati Volkovë, fshati Bonçe në drejtim të fshatit Krushevicë, Slivë, Çumovë dhe në drejtim të fshatit Peshtani.

Komuna e Çashkës: mali Mukos – fshati Stepanci (nën kontroll), aktiv afër fshatit Omorani dhe fshati Kadicë – fshati Oraov Dol

Komuna e Petrovecit: Fshati Gradmaci, fshati Breznicë dhe fshati Katllanovë

Komuna e Shtipit: Fshati Haxhi Hamzali, Fshati Edeklerci, Fshati Toplik, terreni stërvitor Krivollak

Komuna Çuçer-Sandevë: fshati Tanushevci, fshati Ramno

Komuna e Dollnenit: Fshati Desovë

Komuna e Prilepit: Në afërsi të lokalit “Romance” në rrugën e vjetër Prilep – Manastir

Komuna e Prilepit: Vendi i quajtur Derven në afërsi të shtëpizës malore Derven (bari i thatë) – vend i ndryshëm nga zjarri i shuar, i bartur nga zjarri nga Komuna e Çashkës.

Zjarret e shuara janë në Studeniçan, Negotinë, Kumanovë, Vrapçisht, Gostivar dhe Forinë.

Exit mobile version