Site icon Telegrafi

QMK Maqedoni paralajmëron qytetarët për kujdes nga paraqitja e gjarpërinjve

Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për shfaqjen e gjarpërinjve në këtë periudhë më të ngrohtë. Dje është pranuar ankesë për gjarpërinj në Komunën e Gazi Babës. Ankuesja është njoftuar menjëherë se nuk ka shërbime për kapjen e gjarpërinjve.

“Mirëpo asaj i është dhënë informacion se ka persona në thirrje që merren dhe kapin gjarpërinj”, thanë sot Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Dje edhe në Prilep është raportuar për një gjarpër.

“Përmes numrit të vetëm të emergjencës 112, dje është raportuar për një gjarpër të gjetur në rrugën “Mirçe Acev” numër 9 në Prilep. Është intervenuar në ora 13:45 nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes – Prilep me tre zjarrfikës dhe një veturë. Gjarpri u kap i gjallë, më pas u transportua dhe u lëshua në natyrë”, shpjegon QMK.

Siç shtojnë nga QKM, gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur edhe thirrje për varje të rrezikshme të kabllove të ndezura, rrugë të pasigurta, rrënie të pemëve në automjete dhe rrëshqitje të dheut.

Exit mobile version