Site icon Telegrafi

QMK: Pesë zjarre aktive, një është nën kontroll

Deri sonte në orën 19, siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktiv janë pesë zjarre, ndërsa një është vënë nën kontroll. Janë shuar gjithsej 20 zjarre.

Aktiv është zjarri në malin Mukos, fshatin Stepancë dhe lokalitetin e quajtur Kadica në kufirin mes komunës së Çashkës dhe komunës së Dollnenit. Po digjet edhe pyll i përzier.

Zjarr ka edhe në afërsi të fshatit Cërvena vodë në vendin e quajtur Kërsta, në komunën e Studeniçanit, ku është djegur bimësi e ulët dhe pyje me kërcell të ulët, ndërsa në mes të fshatrave Lubosh dhe Koliçan i epërm digjet bimësi e ulët.

Zjarre aktive ka edhe në Markova sushicë, në Sopishtë, ku digjet bimësi e përzier. Në komunën e Krivogashtanit ka zjarr në trasenë e fshatit Sredored – fshatit Vrançe – fshatit Krivogashtan, ku digjet kashtë dhe bar i thatë.

Nën kontroll është zjarri në malin Galiçicë, ku në brendi ka tym.

QMK informon se janë shuar 20 zjarre edhe atë:

1. Komuna Dibër 1: fshati Tatar Elevci (pyll i përzier me dushqe dhe bar i thatë);

2. Komuna Dibër 2: fshati Mogorçe (deponi);

3. Komuna Manastir 1: afër tunelit (mbeturina dhe bar i thatë);

4. Komuna e Manastirit 2: afër tunelit (plehra dhe bar i thatë);

5. Komuna e Demir Hisarit: fshati Sopotnicë (mbeturina);

6. Komuna e Lozovës: fshati Durfulia – fshati Kratmanovë – fshati Kishino (pisha);

7. Komuna e Novosellës: deponi (mbeturina);

8. Komuna e Zhelinës: fshati Merovë (bar i thatë);

9. Komuna e Bogovinës: fshati Zherovjan (bar i thatë);

10. Komuna Vrapçisht 1: f. Vranovc (pyll me kërcell të ulët, bar i thatë, mbeturina);

11. Komuna Vrapçisht 2: f.shati Senokos (pyll dhe bar i thatë).

12. Komuna Mavrovë-Rostushtë: f. Trebishtë (kashtë dhe bar i thatë);

13. Komuna Strugë 1: f. Draslajcë (bar i thatë);

14. Komuna e Strugës 2: f. Dobovjani (bar i thatë);

15. Komuna Gjorçe Petrov: l. Gjorçe Petrov (bar i thatë);

16. Komuna Butel: f. Vizbegë, Rr. e Kaçanikut (bar i thatë dhe depo me material ndërtimor);

17. Komuna Kisella Vodë: Rr. “Brigada e tretë maqedonase” – mes hekurudhës afër Fabrikës së duhanit (bar i thatë dhe objekte montuese të hekurudhave të Maqedonisë);

18. Komuna Çuçer Sandevë: afër aeroportit Stenkovec (bar i thatë);

19. Komuna e Shtipit: mes fshatrave Edeklercë dhe Haxhi-Hamzali (pyll me kërcell të ulët dhe bar i thatë);

20. Komuna e Rankovcës: f. Rankovcë (pyll me kërcell të ulët dhe bar i thatë).

Exit mobile version