Një zjarr i fortë ka rënë pasditen e sotme në hambarin e një shtëpie në komunën e Novosellës, i cili më pas është përhapur me shpejtësi në tri shtëpi fqinje.
Siç njoftojnë nga QMK, zjarri po përhapet shumë shpejt, dhe në afërsi ka një pikë karburanti.
Për shuarjen e zjarrit janë duke tentuar tre dhjetëra zjarrfikës të Strumicës, por në oborret e shtëpive ka shumë lëndë djegëse, gjë që, siç thonë ata, e vështirëson shuarjen.
“Një helikopter policie dhe një helikopter i ushtrisë janë dërguar për shuarjen e zjarrit. Forca e policisë ka filluar aksionin dhe forcat e ushtrisë do të jenë aty në çdo moment. Shtëpitë digjen në anën e majtë të rrugës kryesore përmes Novosellës nga drejtimi i Strumicës”, theksojnë nga QMK.