Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka dhënë detaje për zjarrin e sotëm në një objekt në ish-fabrikën e këpucëve “Borka Levata” të konfeksionit aktual “Tila” në Komunën e Prilepit.
Nga QMK thonë se zjarri është shuar për gjashtë orë dhe se nuk ka rrezik për përhapjen e tij.
“Është djegur kulmi i objektit, i cili është prej llamarine dhe për shkak të kësaj, shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë. Sipas informacioneve të fundit në orën 20:00, zjarri është ende aktiv”.
“Në terren ndërhyjnë 10-12 zjarrfikës me 5 automjete kundër zjarrit, ndërsa nga ora 14:20 përveç Njësitit Zjarrfikës të Prilepit, në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë edhe 4 zjarrfikës me 1 automjet nga Njësiti i Manastirit”, njoftuan nga QMK.