Qendra për Menaxhim me Kriza informon se nuk ka rrezik të lumenjve nga shtrati, por por është e mundur pjesë e lumenjve më të vogla dhe përrenjve, edhe pse niveli i ujit rritet çdo ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Shtretërit e lumenjëve ende kanë kapacitet për të pranuar sasi të rritjes së ujit nga rrjedhat ujore. Ka luhatje të rrymimit të ujit në lumenj për shkak të ndryshimeve të temperaturës gjatë ditës dhe natës si dhe reshjeve të shiut që e shkrijnë borën. Disa lumenj kanë rritje të nivelit të ujit, por nuk ka rrezik të daljes së lumenjve nga shtretërit’, tha zëdhënësja e QMK-së, Nadica V’çkova.
QMK informon Njësitë e QMK-ve lokale që të ndërmarrin masa në kohë që mos të vijë deri te dalja e lumenjve nga shtretërit. Janë aktivizuar shtabet e krizave. /Telegrafi/