Site icon Telegrafi

QMK: Një pjesë e Maqedonisë është përfshirë nga zjarret, një pjesë nga reshje të rrëmbyeshme

Foto: Ilustrim

Katër zjarre në ambiente të jashtme dhe disa ndërhyrje të lehta ka regjistruar në 24 orët e fundit Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Prej atje njoftojnë se përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 janë marrë njoftime për dëme të shkaktuara nga stuhia që ka përfshirë rajonin Shën Nikollës dhe Negotinës.

Në 24 orët e kaluara ka pasur zjarre përballë kazermës së Prilepit ku digjej bimësi e ulët, në Strumicë, në Valandovë dhe në disa vende tjera ku është djegur bimësi e ulët.

Stuhia që ka goditur dje rajonin e Shën Nikollës ka shkaktuar dëme sidomos në afërsi të fshatit Kadrifakovë.

QMK njoftoi se kishte marrë raporte për dëme. Në vendngjarje janë dërguar ekipe të policisë, Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtje dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistare dhe Rajonale, zjarrfikëset nga NJTKZ Shën Nikollë si dhe nga QKM, ndërsa pasojat e stuhisë janë sanuar.

Exit mobile version