Telegrafi

QMK: Në Manastir janë zbuluar 1408 pushkë nga luftërat ballkanike

QMK Rajonale Manastir njofton se në afërsi të ish-garnizonit në Manastir, gjatë punimeve tokësore ndërtimore, janë gjetur 1408 pushkë nga luftërat e kaluara ballkanike, të cilat janë marrë dhe ruajtur në mënyrë të sigurt nga DMSH Manastir.

Qytetarët paralajmërohen që nëse rastësisht gjejnë armë, bomba, granata dhe municione të ngjashme të pashpërthyera nga luftërat e kaluara, mos i merrni dhe mos i lëvizni, por thjesht raportoni vendndodhjen në numrin 112 në QMK.

Autoritetet nga Sistemi i Menaxhimit të Krizave do t’i heqin dhe neutralizojnë ato në mënyrë të sigurtë, sipas procedurave standarde të funksionimit.

Gjithashtu, QMK njofton se në 24 orët e fundit ka pasur edhe një zjarr në hapësira të hapura. Zjarrfikësit nga Radovishi nga ora 18:30 deri në orët e vona të natës kanë shuar zjarrin në malin e fshatit Koxhalia, mbi varrezat./Telegrafi/