Site icon Telegrafi

QMK në bashkëpunim me Japoninë marrin masa për parandalimin e katastrofave natyrore

Detektimi i shpejtë dhe zvogëlimi i rreziqeve nga katastrofat natyrore siç janë përmbytjet dhe zjarret si dhe përdorimi i teknikave dhe praktikave të reja për përforcimin e kapaciteteve institucionale. Këto janë pikat kyçe të projektit i cili do të realizohet nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në bashkëpunim me Qeverinë japoneze.

Në këtë projekt katërvjeçar Qendra për menaxhim me kriza do të bashkëpunoj edhe me institucione të tjera vendore.

Verën e kaluar kishte shumë vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kërçovës, Kavadarit, Tetovës, Makedonski Brod, Veles, Kriva Pallankë, Strugë, Prilep. Vitin e kaluar zjarret që përfshin vendin ishin ndër më të mëdha që nga viti 2007, ndërkaq përveç shtëpive të djegura dhe dëmeve materiale pati dhe një viktimë në Luboten.

Ndërkaq përvojë negative vendi ka edhe nga pasojat e vërshimeve të cilat dy vjet më parë morën jetë njerëzish.

Exit mobile version