Site icon Telegrafi

QMK: Në 24 orët e fundit tre zjarre në ambiente të jashtme, 1482 telefonata në 112

Në 24 orët e funidt ka pasur tre zjarre në ambiente të jashtme gjithsej 1482 thirrke në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK dhe një ndërhyrje e kombinuar për transferimin e një alpinisti të vdekur nga mali i Pelisterit në një rrugë hyrëse për veprime të mëtutjeshme, QMK njofton njofton mëngjesin e sotëm.

Nga atje theksojnë se ka pasur edhe thirrje të vonuara për riparimin e dëmeve të shkaktuara nha erërat e forta të shtunën.

“Në Shkup, zjarrfikësit nga Brigada Territoriale e Zjarrit e Qytetit të Shkupit (BPPA) e Qytetit të Shkupit nga ora 17:30 deri në 19:00 me dy makina zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës kanë intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët me sipërfaqe prej një hektar në atarin e fshatit. Lubin në Komunën e Sarajit. Nga ora 16:00 deri në orën 16:30, zjarrfikësit nga NJTZ Krivogastani me një mjet zjarrfikës dhe dy zjarrfikës kanë ndërhyrë në djegien e vegjetacionit të ulët në një sipërfaqe prej dy hektarësh në mes të fshatrave Krivogastani dhe Vrbyani. Nga ora 18:49 deri në ora 22:10, NJTZ Manastir me dy zjarrfikës dhe një mjet zjarrfikës ka intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët në afërsi të lokalitetit “Petilep” në atarin e fshatit Beranci të Komunës së Mogillës”, njofton QMK.

Sipas raportit të fundit të sektorit E-112 në QKM, në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QKM janë regjistruar gjithsej 1482 thirrje.

“Thirrjet “reale” të urgjencës ishin 37,99 për qind. Kanë qenë 62,01 për qind të tjera të quajtura “thirrjet jo urgjente”, të cilat kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjesht nuk kanë qenë urgjente. Me marrjen e këtyre thirrjeve të tjera në QKM , shërbimet që janë për ndërhyrje të menjëhershme lirohen nga telefonatat. 43,03 për qind e thirrjeve janë bërë në Polici, 43,03 për qind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe 2,42 për qind në Zjarrfikës QKM kishte 11.52 për qind të thirrjeve urgjente aktuale për zgjidhje të kombinuar, që është mbi mesataren, e cila zakonisht varion nga 3 për qind në 10 për qind që zgjidh, natyrisht së bashku me 62.01 për qind të të tjerave, të quajtura edhe si “jo emergjente”, koordinon rastet emergjente natyra e ngjarjes së të cilave “kërkon” veprim të kombinuar të disa institucioneve apo shërbimeve në shtet”, njoftojnë nga QKM. /Telegrafi/

Exit mobile version