Site icon Telegrafi

QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.504 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112

Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.504 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112.

Thirrjet “reale” të urgjencës ishin 40.56 për qind, dhe 59,44 për qind ishin të tjera, të quajtura “telefonata jo urgjente”, të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjesht nuk ishin urgjente. Me marrjen e këtyre telefonatave “të tjera” në QKM, shërbimet/institucionet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave që janë për ndërhyrje të menjëhershme çlirohen nga thirrjet joproduktive”, njoftojnë nga QMK.

Qendra e Menaxhimit të Krizave kishte 1,90 për qind të thirrjeve “reale” të urgjencës për zgjidhje të kombinuar, të cilat së bashku me 60,09 për qind të tjera “telefonata jo urgjente”, sipas QMK-së, i nënshtroheshin marrjes dhe përpunimit nga operativët në detyrë në Sektorin E. -112 në bashkëpunim me Sektorin për Operacione dhe Koordinim në QMK./Telegrafi/

Exit mobile version