Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi dhjetë raste për djegie të pyjeve me kërcell të ulët dhe bimësi të tjera, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar edhe mbeturina dhe kontejnerë të djegur në ambiente të hapura në territorin e shtetit, njoftoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Në veçanti, zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë pasur intervenime për shuarjen e zjarrit në ambiente të hapura, duke shuar zjarret në vendbanime, në zonën e fshatit Trubarevë, në fshatin Rashcë dhe në fshatin Brazda.
Zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Prilepit kanë intervenuar në afërsi të fshatit Mazuçisht dhe në rrugën për në Manastirin “Prilepec”. Zjarrfikësit në Tetovë në ditën dhe natën e kaluar kanë pasur dy ndërhyrje të vogla.
QKM apelon që të mos digjen kashtë, pyll dhe bimësi të tjera, si dhe mbeturina dhe kontejnerë në ambient të hapur dhe qytetarët të respektojnë rekomandimet e zjarrfikësve./Telegrafi/
*Foto: Arkiv