Site icon Telegrafi

QMK-Maqedoni: Janë shuar tre zjarre në hapësira të hapura

Gjatë ditës, deri në mëngjesin e sotëm, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në gjithsej gjashtë zjarre në hapësirë ​​të hapur dhe i kanë shuar të gjitha, thuhet në njoftimin e QMK.

Nga QKM njoftojnë se zjarrfikësit nga Brigada për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit gjatë ditës dhe natës së kaluar kanë pasur intervenim për shuarjen e zjarreve në ambiente të jashtme nga ora 19:20 deri në ora 21:05.

Në veçanti, siç thonë nga atje, me tre zjarrfikës dhe një veturë zjarrfikëse kanë shuar mbeturinat e djegura në një sipërfaqe prej rreth 500 m2 në vendbanimin “Shuto Orizare”, si dhe kanë pasur një tjetër ndërhyrje më e vogël në atë zonë.

QKM njofton se zjarrfikësit nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Strugë, nga ora 06:56 deri në ora 10:30, me gjashtë zjarrfikës dhe tri automjete zjarrfikësve, kanë shuar zjarrin një një sanë të deponuar të djegur në hyrje të fshatit Misleshevë./Telegrafi/

Exit mobile version