Në territorin e vendit dje ka pasur gjithsej 33 zjarre. Nga zjarret e djeshme janë edhe shtatë aktive, ndërsa në mëngjes ka pasur njoftim për katër zjarre të reja, dy në komunën Gjorçe Petrov dhe nga një në komunat Petrovec dhe Shuto Orizare, ku janë djegur mbeturinat, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).
Pas një pjese të zjarreve që rrezikuan fshatrat, siç citohet në kumtesë, është vepruar edhe me dy aeroplanë kundër zjarreve të DMSH-së dhe me një helikopter të MPB-së, ndërsa diku përveç ekipeve të zjarrfikësve në mbrojtje në fshatra u përfshi edhe popullata vendase, sikur në Demir Hisar.
“Pas rekordit prej 60-të zjarreve të dielën, dje kishte “vetëm 33 zjarre” në hapësirë të hapur nga të cilat për momentin digjen shtatë nga dita e djeshme dhe katër të reja nga mëngjesi”, thonë nga QMK.