Ditën dhe natën e kaluar ka pasur katër zjarre të hapura – dy në Shkup dhe rrethinë, një përgjatë rrugës Sveti Nikollë – Shtip nën mbikalimin afër fshatit Erxheli dhe një afër fshatit Teovo të Gajre. Njësitet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për shuarjen e tyre, tha QMK.
Në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK janë bërë gjithsej 1650 thirrje. Thirrjet “reale” për emergjenca ishin 45,03%, dhe 54,97% ishin “telefonata jo emergjente”, të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve. 45.50% e thirrjeve janë bërë në Polici, 44.95% në Urgjencën Mjekësore dhe 4.95% në Zjarrfikës. /Telegrafi/