Site icon Telegrafi

QMK: Ka rrezikshmëri për rënie të çative në qendrën e Shkupit, qytetarët të kenë kujdes

Vendi ku bie çatia e ndërtesës në Komunën e Qendrës është rruga “Maqedonia” dhe akoma paraqet rrezik potencial të sipërfaqes për lëvizje, kumtoi pasdite Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) në lidhje me motin e ligë të paralajmëruan në Shkup.

Nga QMK tregojnë se bëhet fjalë për kulmin e ndërtesës “Tehnometal Vardar” përball Shtëpisë përkujtimore të Shën Nënë Tereza në vetë qendrën e Shkupit dhe bëjnë apel te qytetarët për lëvizje të kujdesshme në këtë pjesë të qytetit.

QMK tregon se për rrezikun potencial informojnë edhe për shkak fundjavës së vazhduar dhe paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për mot të mundshëm të ligë në territorin e Qytetit të Shkupit.

Llamarina që ndodhen në çatinë e ndërtesës, siç theksojnë, paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Konkretisht, sot QMK, përsëri bëri kontakt me pronarin për bashkëpunim me QMK në Komunën e Qendrës për të gjetur dhe realizuar sa më shumë zgjidhje për largimin e rrezikut dhe më pas të dorëzojë kërkesë te MPB-ja për sigurimin e vendit tek rruga “Maqedonia” ku mund të bien copa të llamarinës së çatisë gjatë motit të ligë lokal në Shkup, thuhet në kumtesën e QMK-së.

Exit mobile version