Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 14:30 janë regjistruar tre zjarre në ambiente të hapura, njëra prej të cilave është shuar.
“Zjarr aktiv ka në afërsi të Shupli Kamenit në Kumanovë, ku digjet bar i thatë pranë shtëpive të pushimit, ndërsa në terren janë zjarrfikësit nga Kumanova.
Një zjarr aktiv ka edhe në komunën e Krushevës afër fshatit Jakrenovë. Digjet bari i thatë. Në vendin e zjarrit ndodhet ekipi i njësisë rajonale të NP Pyjet Kombëtare Lipa – Krushevë.
Është shuar zjarri mbi fshatin Radanje në rrugën Shtip-Pllaçkovicë”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga atje u bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të madh gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësirë të hapur apo në pyll, sepse një zjarr shumë i vogël mund të shndërrohet në zjarr të madh./Telegrafi/