Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se ka pasur kërkime për një alpiniste të humbur në Malin Sharr, që ka vazhduar edhe sot, por fatkeqësisht ajo është gjetur sot në mëngjes pa shenja jete.
QKM Rajonale e Tetovës ka raportuar se në numrin e vetëm të emergjencës 112, dje në orën 11:57 është marrë një telefonatë për një alpinist të moshuar (72 vjeç) të zhdukur në Mali Sharr në zonën e Lubotenit, pas së cilës është organizuar kërkime të cilat ka vazhduar deri mëngjesin e sotëm, kur zbardhi agimi.
Në kërkime janë përfshirë rojtarët e NP “Mali Sharr” së bashku me drejtorin e tyre, 12 specialistë të MPB-së, pesë policë nga DPB Tearcë. NP “Mali Sharr” mëngjesin e sotëm ka raportuar se sot në orën 07:30 gruaja është gjetur në zonën e “Ruzhen Kamen”, por pa shenja jete. Për nxjerrjen e viktimës nga terreni i vështirë dhe i paarritshëm ka ndërhyrë edhe alpinisti Nadir Murseli, i cili ndihmon në raste të tilla në Malin Sharr. Një ekip nga SPB Tetovë do të kryejë ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori Publik”, thuhet në njoftimin e QMK-së./Telegrafi/