Telegrafi

QMK: Gjatë fundjavës janë shuar 71 zjarre në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar se ka pasur 45 zjarre, ndërsa në përgjithësi gjatë vikendit ka pasur 71 zjarre, prej të cilëve janë djegur kashtë, bar të thatë, bimësi të ulët, pyje të përziera me pisha, si dhe deponim pothuajse në të gjitha komunat.

Sipas informacioneve të cilat kanë arritur nga Departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK), automjetet e zjarrfikësve, herë pas here të ndihmuar nga popullata vendase dhe me mbështetjen e Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe avionëve të Ministrisë së Brendshme shuan të gjitha zjarret në ambiente të jashtme që digjeshin këtë fundjavë dhe përbënin rrezik për qytetarët, pasuritë materiale dhe natyrore në vend.