Nëntë zjarre në ambiente të jashtme janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në këto komuna: Gjorçe Petrov, Saraj dhe Gazi Babë (për shkak të djegies së mbeturinave); Radovish, Shtip, afër “Auto Çajka” dhe në Zhelinë, afër fshatit Çiflik (për shkak të vegjetacionit të ulët të djegur); Tetovë afër fshatit Falishtë (deponi), Mavrovë dhe Rostushë (transformator në natyrë dhe shkurre) dhe në Komunën e Demir Hisarit kanë pasur një intervenim të vogël.
“Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. QMK informon se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave”, thonë nga QMK./Telegrafi/